Albania

Meta: Kompozitori Limoz Dizdari, mbrojtësi i Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta e konsideron kompozitorin Limoz Dizdari, si mbrojtësin e Kushtetutës të votuar me referendum në 22 nëntor 1998, ku sipas tij, sot ajo shkelet.

”Një mirënjohje e zjarrtë i shkon sot kompozitorit tonë të madh Limoz Dizdari, për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë”, shprehet Meta.

“Aq më tepër kur vjen nga një artist i madh me kontribute të spikatura publike, dhe nga një prej reformatorëve të Partisë Socialiste me kontribute historike, që me vizionin e tyre e bënë Shqipërinë me një nga Kushtetutat më demokratike në Europë. Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet Kushtetuta që u votua më 22 nëntor 1998 me Referendum”, shprehet ai.

Meta shton se “jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët!”.

Related Posts