Albania Maqedonia

Mishel fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel më 16 shkurt ka thirrur takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Andrej Plenkoviq, kryeministri i Kroacisë, si vend aktual që kryeson me Këshillin e BE-së.

Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në takim do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen dhe përfaqësuesi i lartë për Politik të Jashtme dhe të Sigurisë, Zhosep Borel.

Takimi, i cili zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në korniza të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb, transmeton N1.

Konvokimi i takimit pason disa ditë pasi Komisioni Evropian e publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së. KE-ja propozon metodologji të re dhe të ashpër në negociatat për hyrjen në BE që ishte kusht nga Franca për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Related Posts