Maqedonia

MPJ: Konfirmohet koronavirusi tek një shtetas i joni që gjendet në anijen “Diamond Princess” në Jokohama

Konfirmohet prezenca e koronavirusit tek njëri nga tre shtetasit e republikës së Maqedonisë së Venriut që gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës, njoftojnë nga Ministria e Jashtme, në bazë të informatave më të reja të marra nga organet kompetente të Japonisë.

Shtetasi jonë për momentin është hospitalizuar në një Shtëpi Shëndeti në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët edhe më tej gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore.

Edhe 44 persona në kroçeren “Dajmond princes”, e cila është ankoruar në afërsi të qytetit Jokohama, janë infektuar nga koronavirusi i ri, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë së Japonisë.
Më këtë numri i të infektuarve në anije, në të cilën në karantin gjenden më shumë se 3.500 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrit në 218, prej 713 personave aq sa deri më tani janë testuar.

Autoritetet japoneze bënë të ditur se do t’iu lejojnë disa udhëtarëve më të moshuar, të cilët ishin negativë në testin për koronavirusin, ta lëshojnë anijen para skadimit të karantinës, 19 shkurt: Ministri i Shëndetësisë Kaconubu Kato theksoi se ato do të largohen nga anija që nesër, ndërsa kohën e mbetur për karantin do të vazhdojnë në tokë.

Sipas mediave japoneze, rreth 80 për qind e udhëtarëve janë të moshës mbi 60-vjeçare, 215 janë të moshës 80-vjeçare, ndërsa 11 kanë nga 90 vjet./Alsat/

Related Posts