Bota

Pentagoni zhbllokon 3,8 miliardë dollarë për murin e Trump

Pentagoni do të heqë dorë nga blerja e disa avionëve F-35 dhe dronëve për të zhbllokuar 3,8 miliardë dollarë shtesë për murin që presidenti amerikan, Donald Trump kërkon të ndërtojë në kufi me Meksikën, sipas dokumenteve të dorëzuara sot në Kongres.

“Këto fonde do të transferohen në vlerën prej 2,2 miliardë dollarësh nga linjat e buxhetit 2020 të Pentagonit, që ishin alokuar për blerjen e pajisjeve për Forcën Ajrore të SHBA dhe marinës amerikane”, sipas këtyre dokumenteve.

Pjesa tjetër vjen nga fondet e planifikuara, fillimisht të parashikuara për operacionet e jashtme të ushtrisë amerikane (Afganistan, Siri, Irak)./ATSH/ 

Related Posts