Kosova

Tahiri: Qeveria të japë shpjegime të hollësishme për reciprocitetin me Serbinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të japë shpjegime për masën e reciprocitetit.

Ish-ministrja pa portofol e Dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar qeverinë e re që t’i japë shpjegimet e duhura për aplikimin e reciprocitetit në raport me Serbinë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Tahiri ka thënë se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re në hollësi duhet ta shpjegojë atë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, deklarimet politike të kryeministrit Kurtit për këtë çështje janë të pajustifikueshme. Tahiri ka vlerësuar se për fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.

“Kosova pati mjaft polarizime, tani është koha që gjërat të bëhen me një gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo.

Tahiri ka folur edhe për rolin e opozitës së re.

Ajo ka thënë se shpreson që kjo opozitë të jetë konstruktive dhe jo sikurse opozita e kaluar.

Related Posts