Albania Bota

Takimi Rama – Lavrov: Detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut

Ka nisur takimi Lavrov-Rama, një takim historik, në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE.

Rama është ulur ballë për ballë me Lavrov, ku shoqërohet në këtë takim edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Moskë.

Parashikohet që takimi të zgjasë rreth 45 minuta. Kryefjala e këtij takimi siç Top Channel raportoi do jetë situata e nxehtë në Ukrainë.

Ne jetojmë në kohë me turbulenca, dhe sa i përket sigurisë, ajo është e brishtë në këtë rajon dhe njerëzit janë duke vuajtur dhe detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut.

Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negocime, shpresoj që do të kontriboj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje. Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës”, tha Rama./TCH/

Related Posts