Bota

Trump: Një marrëveshje me talebanët është shumë afër

Një marrëveshje mes SHBA-së dhe talebanëve është shumë e afërt, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump, ndërkohë që Uashingtoni ka miratuar një armëpushim të pjesshëm njëjavor në Afganistan gjatë bisedimeve.

“Mendoj se ne jemi shumë pranë. Mendoj se kemi mundësi të mira që të kemi një marrëveshje dhe do ta kemi”, theksoi ai në emisionin “Roadkill With Geraldo”.

“Kjo nuk do të thotë se ne do të kemi një, por ne do ta dimë këtë brenda dy javëve të ardhshme”, theksoi Trump.

Njoftimi për armëpushim të pjesshëm u bë dje në Bruksel nga kreu i Pentagonit, Mark Esper, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s./ATSH/ 

Related Posts