Kosova

Vuçiq: Takim i vështirë me Kurtin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të vështirë tryezën, në të cilën ka qenë i pranishëm bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Takimi ka qenë i vështirë. I kam mbrojtur interesat e Serbisë dhe e kam mbrojtur popullin serb, që është detyra e imja”, ka thënë Vuçiqi për RTS-në, transmeton KTV.

Ai ka thënë se pas asaj që ka parë sot, tash e njeh mirë edhe Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se deri më tash e ka pasur “të panjohur”.

“Nuk e keni idenë se në çfarë filma jetojnë përfaqësuesit e Prishtinës. Ata duhet kthyer në realitet”, ka thënë Vuçiqi.

Related Posts