Bota

Bilanci i epidemisë së COVID-19 në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 21 867 të vdekur në botë që prej shfaqjes në dhjetor në Kinë, sipas të dhënave zyrtare të orës 11:00 GMT.

Më shumë se 481 230 raste të infektuar janë diagnostikuar në 182 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara zyrtarisht nuk reflekton numrin real të të prekurve, pasi një numër i madh vendesh kanë testuar vetëm personat, të cilëve iu është nevojitur shërbimi spitalor.

Mes këtyre rasteve të paktën 106 200 janë konsideruar sot si të shëruar.

Italia, që regjistroi të vdekurin e pare nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më I prekur për nga numri i të vdekurve me 7 503 të vdekur për 74 386 raste. 9 362 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet italiane.

Pas Italisë, vendet më të prekura janë Spanja me 4 089 të vdekur për 56 188 raste, Kina kontinentale me 3 281 të vdekur dhe 81 218 raste, Irani me 2 234 të vdekur dhe 29 406 raste dhe Franca me 1 331 të vdekur dhe 25 233 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit ka numëruar në total 81 218 raste dhe 47 raste të reja nga e mërkura deri të enjten, mes të cilëve 3 281 kanë humbur jetën (4 të vdekur të tjerë) dhe 73 159 të shëruar.

Related Posts