UK

Dr. Fahri Seljmani: Emigrantët do të trajtohen si të gjithë qytetarët britanikë

Dr. Fahri Seljmani, doktor emergjencës në North Middlesex University Hospital, në intervistën e dhënë për ALBUK TV, thekson se edhe emigrantët e pa pajisur me dokumente, si çdo kush që ndodhet në Britani, duhet t’i përmbahen rregullave të publikuara nga NHS.

“Edhe emigrantët e parregullt në Britani, në rast komplikacionesh nga Covid-19, kanë të drejtë të kërkojnë ndihmën e shëndetit publik’, tha ai.

Britania po përballet me numër në rritje të të infektuarve nga koronavirusi, ndërsa numri i të vdekurve në 24 orët e fundit është dyfishuar, nga 11 sa ishte numri të vdekurve, ka shkuar në 21. Të vdekurit janë mbi moshën 60 vjeçare dhe të gjithë kishin probleme të mëparshme shëndetësore.

Related Posts