Albania

FOTO/ Nga Turqia drejt Tiranës, Rama prezanton flotën e re të ambulancave të Emergjencave Civile

Kur Shqipëria është mes vendeve të goditura nga pandemia e COVID-19, ku aktualisht numri i të prekurve ka shkuar në 174, kryeministri Edi Rama ka prezantuar flotën e autoambulancave të Emergjencave Civile që do iu vijnë në ndihmë qytetarëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama theksoi se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.

🔴 FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA🇹🇷DREJT🇦🇱SHQIPËRISË
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Kujtojmë se dje mbërriti dhe bazë me materiale mbrojtëse për stafin mjekësor nga Turqia, të cilat Rama tha se janë blerë me paratë e akorduara nga buxheti për kohën e luftës.

Related Posts