Bota

SHBA, mbi 800 të vdekur dhe 60000 të infektuar nga COVID-19

Më shumë se 60000 raste infektimi me koronavirusin e ri  u regjistruan zyrtarisht sot në SHBA, përfshirë 827 të vdekur, sipas llogaritjes së bërë nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Një ditë më parë, në të njëjtën kohë, në SHBA u numëruan 600 vdekje nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e vdekjeve janë regjistruar në Nju Jork, epiqendra e re e epidemisë në vend.

SHBA zë vendin e tretë përsa i përket numrit të rasteve të regjistruara, pas Kinës dhe Italisë.

Related Posts