Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se projekti i diskutuar në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtive dhe protestave që kanë vijuar prej më shumë se një jave në vend.Në një intervistë për Al Jazeera, Rama e cilësoi projektin si një mundësi të rëndësishme zhvillimi ekonomik për Shqipërinë, duke theksuar se investimi i parashikuar arrin në 4 miliardë euro.
“Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë”, u shpreh kreu i qeverisë.


