Sanremo 2021, monologu motivues i Zlatan Ibrahimovic

 5,087 total views,  1 views today

Zlatan Ibrahimovic u bë protagonist sërish në ekrane, këtë herë në skenën e Aristonit, në festivalin tradicional italian të këngës, Sanremo, ku ishte edhe i ftuar fiks gjatë gjithë javës së koncertit.

Sulmuesi u bë protagonist vazhdimisht me deklaratat e tij, teksa një mbrëmje këndoi në duet me trajnerin e Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ndërsa mbrëmë, në natën finale të festivalit, kishte zgjedhur një monolog mjaft special për mbylljen e spektaklit.

“Nëse nuk ndërmerr sfida me veten, nuk mund të rritesh. Kur ndërmerr sfida është si të zbresësh në fushë dhe kur zbret në fushë, mund të fitosh dhe mund të humbësh. Unë kam luajtur 945 ndeshje dhe kam fituar shumë, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj kampionë, por edhe kam humbur të tjerë. Kam fituar kupa të shumta, por edhe kam humbur disa. Jam Zlatan edhe pa i fituar të gjithë ndeshjet, jam Zlatan si kur fitoj, ashtu edhe kur humb. Nëse gabon Zlatan, mund të gabosh edhe ti, por e rëndësishme është të bësh diferencën çdo ditë. Kam bërë më shumë se 500 gola, por edhe kam gabuar disa raste. Disa penallti kanë shkuar keq, por dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është thjesht një pjesë e suksesit. Të mos bësh asgjë, është gabimi më i madh që mund të bësh. Impenjim, dedikim, vazhdimësi, përqendrim…. Ju jeni të gjithë Zlatan dhe unë jam të gjithë ju. Faleminderit Itali, shtëpia ime e dytë”, tha Ibra në monologun mbyllës të Sanremos.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •