Serbët dhe boshnjakët kërkojnë më së shumti pasaportë kroate, kosovarët më së paku

 5,473 total views,  1 views today

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kroacisë, nga 4,903 aplikime të paraqitura këtë dhe vitin e kaluar për marrjen e nënshtetësisë kroate, 2,982 janë shtetas të Serbisë, të ndjekur nga shtetasit e Bosnje-Hercegovinës me 974 aplikime.

Shtetasit e disa vendeve të tjera janë të përfaqësuar me më pak se 10 kërkesa për shtetësi kroate (Kosova, Italia, Zelanda e Re, Zvicra, etj.), sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë.

Sipas të njëjtave të dhëna, në 30 vitet e fundit, 1.1 milion shtetas të huaj kanë marrë nënshtetësinë kroate përmes “natyralizimit”.

Të premten e kaluar, parlamenti zgjati afatin për paraqitjen e kërkesave për shtetësi kroate, megjithëse afati ishte 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në vitin 2020 janë pranuar gjithsej 1923 kërkesa të tilla, ndërsa në 11 muajt e parë të këtij viti 2980.

Si rregull, raportojnë mediat, shtetësia e një personi përkon me shtetin në të cilin është paraqitur aplikimi, me përjashtime të rralla.