SHBA do të apelojë refuzimin e Britanisë për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it

 448 total views,  1 views today

Në janar, një gjykatëse refuzoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Assange me akuza për spiunazh lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete ushtarake nga WikiLeaks një dekadë më parë

SHBA-ja ka planifikuar t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të Britanisë së Madhe që të anulojë vendimin e një gjyqtareje që themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange nuk duhet të ekstradohet në SHBA që të përballet me akuzat për spiunazh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në janar, një gjykatëse e gjykatës më të ulët refuzoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Assange me akuza për spiunazh lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete ushtarake nga WikiLeaks një dekadë më parë.

Gjykatësja e qarkut Vanessa Baraitser refuzoi ekstradimin për arsye shëndetësore, duke thënë se Assange ka të ngjarë të vrasë veten nëse mbahet në kushte të rënda burgu në SHBA. Por, ajo hodhi poshtë argumentet e mbrojtjes se Assange përballet me ndjekje penale amerikane të motivuar politikisht që nuk do të lejonte mbrojtjen e fjalës së lirë dhe ajo tha se sistemi gjyqësor i SHBA-së do t’i mundësonte atij një gjykim të drejtë.

Assange, i cili po mbahet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër, pritet të marrë pjesë në seancën dëgjimore dy-ditore përmes video-lidhjes. Dy gjyqtarët që dëgjuan apelin, në mesin e të cilëve edhe gjyqtarin më të lartë të Anglisë, gjyqtarin Suprem Lordin Ian Burnett, nuk pritet të japin vendimin e tyre për disa javë.

Kjo gjithashtu ka të ngjarë të mos përfundojë sagën epike ligjore, pasi pala humbëse mund të kërkojë të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Britanisë.

Prokurorët amerikanë kanë paditur Assange për 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim të kompjuterit lidhur me publikimin e mijëra dokumenteve ushtarake dhe diplomatike të zbuluara nga WikiLeaks. Akuzat parashikojnë një dënim maksimal prej 175 vjet burg.

Prokurorët thonë se Assange ndihmoi në mënyrë të paligjshme analisten e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet e klasifikuara diplomatike dhe dosjet ushtarake që WikiLeaks i publikoi më vonë. Avokatët e Assange argumentojnë se ai ka vepruar si gazetar dhe ka të drejtën e mbrojtjes së lirisë së fjalës nga Amendamenti i Parë për publikimin e dokumenteve që ekspozojnë shkeljet e ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan.

Assange, 50-vjeç, është në burg që kur u arrestua në prill 2019 për anashkalimin e lirimit me kusht gjatë një beteje të veçantë ligjore. Para kësaj ai kaloi shtatë vjet i mbyllur brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku u arratis në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Suedia hoqi dorë nga hetimet për krimet seksuale në nëntor 2019 sepse kishte kaluar shumë kohë, por Assange mbetet në burg. Gjykatësi që bllokoi ekstradimin në janar urdhëroi që ai duhet të qëndrojë në paraburgim gjatë çdo apeli të SHBA-së, duke vendosur se shtetasi australian “përbën rrezik që të arratiset” nëse lirohet.

Mbështetësit e WikiLeaks-it thonë se dëshmitë e dëshmitarëve gjatë seancës së ekstradimit se Assange u spiunua gjatë kohës që ishte në ambasadë nga një kompani spanjolle e sigurisë me urdhër të CIA-s dhe se madje u fol për rrëmbimin ose vrasjen e tij, minon pretendimet e SHBA-së se ai do të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Organizatat e gazetarisë dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar presidentit amerikan Joe Biden që të heqë dorë nga ndjekja penale e nisur nga paraardhësi i tij, Donald Trump.

Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard tha se akuzat ishin të motivuara politikisht dhe duhet të hiqen.

“Kjo është një aktakuzë jashtëzakonisht kritike, e cila gati 20 vjet më vonë, pothuajse nuk ka asnjë përgjegjës për krimet e supozuara të luftës të kryera nga SHBA gjatë luftërave në Afganistan dhe Irak, e lëre më të ndiqet penalisht dhe megjithatë një botues që ekspozoi krime të tilla, potencialisht përballet me burgim të përjetshëm”, tha ajo.