E gjithë shoqëria jonë është e ndërtuar mbi rërë.
Është ndoshta lënda e parë më e rëndësishme pas ujit dhe megjithatë, shumica prej nesh nuk e ka kuptuar ende vlerën e saj në jetën tonë të përditshme.
Rëra është një përbërës që përdoret në ndërtimin e rrugëve, urave, trenave me shpejtësi të lartë dhe shumë më tepër.
Problemi, megjithatë, është se kjo lëndë e parë është një “specie e rrezikuar”.
Shkencëtarët paralajmërojnë se mungesat e rërës do të jenë një nga sfidat më të mëdha të klimës në shekullin 21.
“A duhet të na kap paniku? Sigurisht që nuk do të ndihmojë, por është koha të rishikojmë atë që kemi menduar deri më tani për rërën”, tha Pascal Penducci, një ekspert i ndryshimeve klimatike.
” Rëra është kudo. Ne nuk kemi frikë se do të zhduket ose do të marrë fund. Por, në disa pjesë të botës po fillon dhe zvogëlohet. Nëse nuk gjejmë një zgjidhje tani, për disa vjet do të përballemi me probleme të mëdha .”
Sipas CNBC, niveli global i përdorimit të rërës është trefishuar në dy dekadat e fundit, kryesisht për shkak të shpërthimit të urbanizimit.
Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, vetëm Kina vlerësohet të prodhojë të paktën 4.1 miliard ton çimento në vit.
Për të prodhuar një ton të vetëm të çimentos, nevojiten më shumë se 10 tonë rërë.
Kjo do të thotë që, vetëm për ndërtimin, njerëzit konsumojnë rreth 40 deri në 50 miliardë ton rërë në vit.
Kina dhe India kryesojnë listën e zonave ku minierat e rërës kanë një ndikim negativ në mjedis, duke ndikuar në lumenj, liqene dhe brigje të konsiderueshme, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës për infrastrukturë dhe ndërtim.
Sidoqoftë, ky problem nuk është i ri.
Rëra ka qenë një “specie e rrezikuar” që nga viti 2019 kur qeveritë në të gjithë botën njohën krizën mjedisore për herë të parë dhe çështja u vendos përfundimisht në axhendën politike si rezultat i një rezolute të Kombeve të Bashkuara.
” Nuk ka një planifikim të koordinuar dhe efektiv për të adresuar çështjen. Nuk ka planifikim hapësinor se ku të eksportojmë dhe ku jo. Është koha të zgjohemi, ” paralajmëroi Pentucci.