Albania

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Published

on

Një shqiptar i identifikuar si Armando Iberhasaj, që jeton në Britani, ka shpëtuar nga deportimi, pasi gjyqtarja vendosi se dëbimi do të ishte i papërshtatshëm për partneren e tij, e cila nuk flet gjuhën shqipe, raportojnë “The Telegraph”.

Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burgim për kultivimin e mbi 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi do të shkelte të drejtat e tij për jetë familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Ai gjithashtu argumentoi se rreziku i tij kriminal për shoqërinë ishte minimal, pasi ishte burgosur për një periudhë më të shkurtër se një vit – pragun mbi të cilin shkelësit e huaj përballen me dëbim automatik.

Iberhasaj kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar kanabis në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire.

Advertisement

Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, vendosi se deportimi do të shkaktonte pasoja të pajustifikueshme për partneren e tij, e cila nuk ishte me prejardhje shqiptare, nuk kishte vizituar kurrë Shqipërinë dhe nuk fliste gjuhën shqipe.

Trending

Exit mobile version