Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.
Ne një njoftim për shtyp thuhet se SPAK ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.
Kjo u be në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Në vendimin e zbardhur 22 faqesh që ka siguruar Ora News dhe mban datën 24/09/2021 gjykata argumenton se pengesa e imunitetit për të mos hetuar ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte e përkohshme. Dhe se një rregull procedurial nuk e heq një deputet nga përgjegjësia për pasojet e veprimeve të tij por thjesht e pezullon deri në momentin kur pushon së qeni deputet.
Njoftimi per shtyp:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu.