Stoltenberg i prerë me Vuçiç-in: Do ndërhyjmë nëse situata në Kosovë përshkallëzohet

 17,264 total views,  1 views today

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, zhvilloi këtë të mërkurë takimin e parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, më pas do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ata dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp dhe Stoltenberg ia tha në sy Vuçiç-it që janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse në veri do të ketë përshkallëzim të situatës. Stoltenberg tha se NATO ka për qëllim të ulë tensionet dhe për ketë arsye kanë mbajtur kontakte si me Prishtinën edhe Beogradin.

“Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës apo përplasjen. Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet në Beograd por edhe në Prishtinë, kemi mbajtur kanalet e hapura të komunikimit.

Jemi gati të reagojmë nëse do kemi situata problematike. Nëse do duhet ne do ti lëvizim këto trupa që kemi në Kosovë për ti çuar në zona problematike. Jemi gati të bëjmë më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ne kemi si qëllim që të ulim tensionet”.