Sulm kibernetik masiv në Ukrainë, hakohen dhjetëra faqe qeveritare e të ambasadave

 58 total views,  1 views today

Dhjetëra faqe interneti të qeverisë ukrainase u bllokuan të premten, në një sulm kibernetik që synonte edhe ambasadat.

Ministria e Jashtme dhe e Arsimit ishin mes të goditurve, së bashku me ambasadat në Britani, SHBA dhe Suedi.

Përpara se faqet të zhdukeshin, u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të “përgatiteshin për më të keqen”.

Ishte e paqartë se kush ishte pas sulmit, por një zëdhënës tha se sulmet e mëparshme kibernetike kishin ardhur nga Rusia, raporton BBC.

Rusia nuk ka komentuar ende. Megjithatë, qeveria e Ukrainës është vënë nën presion të madh nga fqinji i saj, me një grumbullim prej rreth 100,000 trupash ruse pranë kufijve të saj.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës thotë se në vetëm nëntë muaj vitin e kaluar “neutralizoi” 1200 sulme kibernetike ose incidente.

Në fillim të sulmit të së premtes, një mesazh në faqet e internetit të hakuara u postua në tre gjuhë, të Ukrainës, rusisht dhe polonisht.

“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në internetin publik”, thuhej në mesazh. Ai vazhdoi: “Kjo është për të kaluarën tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj”.