Një person i cili tallej me vaksinat COVID-19 vdiq këtë javë në një spital në zonën e Los Anxhelosit pasi u prek nga virusi.
Stephen Harmon 34 vjeç, vdiq të Mërkurën në Qendrën Rajonale Mjekësore Corona, rreth një orë larg me makinë në lindje të Los Anxhelos.
Tre ditë para vdekjes së tij, Harmon shkroi në Twitter: “Nëse nuk keni besim se Zoti mund të më shërojë mbi ventilatorin tuaj budalla, atëherë mbajeni Ferrin jashtë dhomës time, nuk ka vend këtu nga mungesa e besimit!”
Para shtrimit në spital, Harmon ishte tallur me përpjekjet e vaksinimit në mediat sociale.
“Kam 99 probleme, por vaksina nuk është njëra prej tyre”, tha ai në një cicërimë muajin e kaluar.
Më 8 korrik, ai postoi: “Vëzhguesit e vaksinave derë më derë të Bidenit me të vërtetë duhet të quhen Dëshmitarë Jah-Covid.”
Kalifornia ka parë një numër të përshkallëzuar të infeksioneve COVID-19, të udhëhequr nga varianti shumë i transmetueshëm i deltës që është përhapur që kur shteti rihapi plotësisht ekonominë muajin e kaluar.
Shumica dërrmuese e rasteve të reja janë midis njerëzve të pavaksinuar dhe zyrtarët shëndetësorë apelojnë që njerëzit të marrin të dozat.
Të Premten, Departamenti i Shëndetit Publik i Shtetit raportoi gati 8,000 raste të reja një ditë më parë dhe shkalla e pozitivitetit të testimit gjatë shtatë ditëve ishte rritur në më shumë se 5% pasi u ul nën 1% vetëm disa javë më parë.
Qarku i Los Angeles, i cili ka rreth një të katërtën e popullsisë së shtetit, raportoi më shumë se 3,000 raste të reja për herë të parë që nga shkurti.