Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mwngjesin e sotwm në bypass-in e Vlorës, pranë zonës së Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete.Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë, një furgon dhe një automjet janë përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht. Ndërkohë, në një automjet të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda për shkak të deformimit të madh të mjetit.
Viktima, një burrë rreth 40 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Për shkak të dëmtimeve të rënda të automjetit pas përplasjes, trupi i tij ka mbetur i bllokuar në mjet, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.


