Albania

Aksident i rëndë mes tri veturave në Fier, katër të lënduar: Bëhen “kurban” edhe 36 krerë dele

Published

on

Mbrëmjen e së dielës, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Pishporo, pranë vendit të quajtur Qarr, duke lënë të lënduar katër persona.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi L.Dh., si dhe tre pasagjerë të tjerë.

Të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, aksidenti ka shkaktuar dëmtime edhe tek 36 kokë dhen, që po kalonin rrugën në momentin e përplasjes.

Advertisement

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Advertisement

Trending

Exit mobile version