Albania

Bardhi i reagon Ramës: Po tenton të marrësh peng të ardhmen europiane të vendit

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do Kuvendi do t’i votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Venecias. më pas rekomandimet që do të sjellë Venecia do të aplikohen për zgjedhjet e tjera, përtej 25 prillit.

Sipas shefit të qeverisë, Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai do të diskutohet dhe do të mbetet për të adresuar çdo lloj çështje që të dalë përtej 25 prillit. 

Por deklaratave të kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, duke mosdëgjuar këshillën për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias Rama tenton të marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

Advertisement

Gazment Bardhi

Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Advertisement

Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.

Advertisement

Trending

Exit mobile version