Show - Biz

Bëj mama të të ngjaj, vajza e Hygerta Sakos qenka një yll i vërtetë

Published

on

Prindër të famshmë, fëmijë në qendër të vëmendjes.

Kështu ndodh zakonisht, ndonëse shpesh personazhe të njohur që kanë një audiencë të gjerë preferojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre larg rrjeteve sociale dhe vëmendjes.

Por, ka raste edhe kur janë fëmijët ata që nuk preferojnë të ekspozohen. E tillë është edhe vajza e moderatores së mirënjohur sportive Hygerta Sakos.

Vajza e saj që tashmë qenka bërë një zonjushë e vërtetë, nuk pranon të pozojë për Instagramin e mamasë.

Hygerta Sako krahas një fotoje me vajzën në Instagramin e saj, ka shkruar: “Një herë në 5 vjet ma jep lejen ta nxjerr në Insta. Jeta mamit, my all”.

Advertisement

https://www.instagram.com/hygerta_sako/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b6fbea4f-4a75-41f8-b2da-331dabf03ea0

Trending

Exit mobile version