UK

Derbi anglez për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Published

on

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Në orën 21:00, Tottenhami do ta presë në stadiumin e ri Manchester Cityn për një çerekfinale angleze. Kjo është e gjashta herë që dy klube angleze përballen mes vete në çerekfinale.

Klubi londinez do të tentojë të bëjë shume presion te skuadra e Pep Guardiolës, të cilit ia kishin shkaktuar disfatën e parë në Angli në tetor të vitit 2016. Nëse ata arrijnë të tregon të guximshëm dhe t’i sulmojnë kundërshtarët, vendasit mund ta marrin një fitore të rëndësishme.

Advertisement

Trending

Exit mobile version