Albania

Durrësi në KAOS! Tensionohet situata në rrethrrotullimin e Shkozetit, protestuesit djegin goma në rrugë

Published

on

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në mbikalimin e Shkozetit, duke djegur goma në shenjë proteste.

Automjetet janë orientuar për të devijuar autostradën, duke përdorur mbikalimin e Fllakës dhe rrugën e vjetër.

Ndërkohë, disa kamionë janë bllokuar në kahun e lëvizjes drejt Durrësit.

Në rrethrrotullimin e Shkozetit ndodhen deputetët e qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj, të cilët po ndjekin situatën. Protestat po ndikojnë ndjeshëm në trafikun e zonës.

Advertisement

Trending

Exit mobile version