Bota

E harruan brenda makinës, humb jetën vogëlushi 1-vjeçar

Published

on

Një fëmijë njëvjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi familjarët e harruan të mbyllur në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sidney të Australisë ndërkohë që temperaturat jashtë shkonin deri në 35 gradë Celsius.

Sipas raportimeve të mediave vendase, fëmija ishte lënë i lidhur në ndenjësen  e tij, brenda makinës.

Nuk dihet ende se për sa kohë qëndroi i vogli brenda makinës, por në momentin që u thirrën shërbimet emergjencës ishte shumë vonë për të.

Advertisement

Nuk dihet ende kush e kishte lënë vogëlushin në makinë, pasi e ëma e kishte lënë në kujdesin e familjarëve.

Pasi mori vesh lajmin, nëna e djalit të vogël është dëgjuar duke bërtitur mes rrugës “fëmija im”, ndërsa gjyshja e të voglit u përcoll me ambulancë pasi kishte kaluar në shok.

Advertisement

Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version