Bota

Edhe Rusia tërhiqet nga Traktati për armët bërthamore

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në Traktati për armët bërthamore, të nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, për armatimin bërthamor me rreze të mesme.

Lëvizja ruse pason hapin e ngjashëm të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të premten.

“Do të veprojmë në këtë mënyrë. Përgjigja jonë do të jetë simetrike. Partnerët amerikanë deklaruan se do të ndalin pjesëmarrjen e tyre në traktatin INF, kështu që edhe ne do të ndalemi. Ata deklaruan se zhvillojnë armë të reja dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Presidenti rus Putin.

Putin tha se Rusia nuk do t’i pozicionojë këto armë, nëse SHBA-ja nuk ndërmerr një veprim të ngjashëm.

Advertisement

Presidenti rus tha se ka udhëzuar ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të mos iniciojnë bisedime me Uashingtonin për këtë çështje.


Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version