Bota

Elon Musk pranon sfidën për t’u ndeshur me presidentin e Venezuelës “tek për tek” në televizion

Published

on

Miliarderi Elon Musk ka pranuar ftesën e presidentit të diskutueshëm të Venezuelës, Nicolas Maduro, për “një ndeshje” në televizionin kombëtar.

Politikani i rizgjedhur së fundmi, i cili përballet me akuzat për mashtrim në zgjedhje, e sulmoi Musk në një fjalim plot zemërim, duke e quajtur “armikun e tij të parë”.

“Rrjetet sociale krijojnë një realitet virtual dhe kush e kontrollon realitetin virtual? Armiku ynë i ri, i famshëm Elon Musk”, tha Maduro.

“Doni të luftoni? Le ta bëjmë. Elon Musk, jam gati. Unë nuk kam frikë nga ju. Le të luftojmë ku të duash”, shtoi ai.

Advertisement

Komentet e Maduros u bënë shpejt virale, me disa llogari në X që etiketonin Musk në klip dhe pyesnin nëse ai do t’i përgjigjej sfidës së Maduros.

Trending

Exit mobile version