Albania

Elton Ilirjani jep lajmin: Ja kur del Parashqevia nga spitali. Thumbon biznesmenët shqiptarë: Nuk na keni ndihmuar

Published

on

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku do të dale të mërkurën nga Spitali Psikiatrik në “New York” dhe do të strehohet në banesën e saj të re.

Lajmin e ka shpërndarë Elton Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.

Më pas, biznesmeni ka ndarë disa video ku sqaron se çfarë do të ndodhë me Parashqevinë pas daljes nga spitali.

“Ditën e mërkurë, Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do të t’i rikthehet jetës normale në New York, bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Rrugëtimi i saj do të rinisë, edhe pse nuk është e thjeshtë. Do të shkoj ta takoj, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Tani që ajo do të dalë, fillon puna e vërtetë, por ne duhet të jemi aty për ta ndihmuar. Ka qenë një muaj interesant, me shumë dhimbje, shpresë, frikëra të ndryshme, por që po ia dalë,” tregoi biznesmeni.

Advertisement
https://albuktv.com/wp-content/uploads/2025/02/679de8b8e4fe3.mp4

Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pësuar pas takimit me djalin e saj, Luke.

Por Ilirjani nuk ka nguruar të thumbojë as biznesmenët shqiptarë, duke u shprehur se ata janë ofruar për të ndihmuar po nuk e kanë bërë realisht. 

Mbetet të shihet nëse nga ana e këtyre të fundit do të ketë një reagim. /Versus.al/

Advertisement

Trending

Exit mobile version