Show - Biz

Gratë zëvendësojnë naftëtarët e futur në grevë prej 18 ditësh

Published

on

Prej 18 ditësh duke u ushqyer vetëm me ujë dhe sheqer, situata shëndetësore e 10 grevistëve naftëtarë është e përkeqësuar.

Mjekët që qëndrojnë pranë grevës në rafinerinë e naftës në Ballsh, i kanë sugjeruar grevistëve që të largohen nga greva pasi mjediset kush zhvillohet ‘ngujimi’ janë të papërshtatshme.

“Mjediset ku po zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme, prandaj duhet të dilni nga greva”, janë shprehur mjekët.

Por pavarësisht paraljamërimeve, grevistët kanë vendosur që të mos lënë ‘ngujimin’, duke ndërruar kështu vetëm grevistët. 10 naftëtarët që qëndronin prej mëse dy javësh në grevë janë larguar dhe vendin e tyre e kanë zënë gratë.

Advertisement

Kujtojmë se ditën e djeshme naftëtarët hynë me forcë në ambientet e jashtme të uzinës. Pati një takim me përfaqësues të kompanisë, por asnjë marrëveshje mes palëve. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se në takim u dhanë vetëm premtime boshe nga ata që lidhën kontrata dy muaj më parë.

Trending

Exit mobile version