Albania

Humb jetën foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetimet për mjeken e spitalit

Published

on

Një foshnje vëtëm pesëditëshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. Siç bëhet e ditur, i porsalindur ka humbur jetën të premten dhe për rastin kanë nisur hetimet për një nga mjeket e spitalit.

Një 53-vjeçare, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Vlorës, është proceduar penalisht dhe dyshohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Vijon puna për zbardhjen e shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Advertisement

Trending

Exit mobile version