Albania

Inceneratori i Tiranës, lëshohen 9 urdhër-arreste, mes tyre dhe një gazetar

Published

on

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste të tjera pas hetimeve për incineratorin e Tiraneës. Ato janë lëshuar për Denisa Tollkuçin, Dashamir Ymerajn, për gazetarin Endrit Habilaj dhe disa shtetas të huaj.

Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Në Dhjetor të vitit 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

Advertisement

Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit. Edhe 2 biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë nën hetim për inceneratorin e Tiranës, por që ende nuk është arritur të arrestohen.

Trending

Exit mobile version