Kina

Kina reagon pas deklaratës së Trumpit: S’marrim pjesë në bisedimet për çarmatosjen bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë

Published

on

Kina ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, pas komenteve të Presidentit Trump i cili theksoi se shpresonte të përfshinte Pekinin në negociata.

Të hënën, Trump tha se SHBA-ja po përpiqet të ndjekë një politikë të atillë për çarmatosjen nga armët bërthamore me të dyja vendet, duke theksuar se “nuk mund të lejojmë përhapjen e armëve bërthamore”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se pritshmëritë për pjesëmarrjen e Kinës në bisedime trilaterale janë “as të arsyeshme, as realiste”, duke theksuar se SHBA-ja dhe Rusia, që posedojnë rreth 90% të armëve bërthamore botërore, mbajnë përgjegjësinë kryesore për çarmatosjen.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, SHBA-ja ka 3,708 koka bërthamore, Rusia 4,380, ndërsa Kina 500, një rritje prej 90 krahasuar me 2023.

Advertisement

Kina këmbëngul se mban forcat e saj bërthamore në “nivelin minimal të nevojshëm për sigurinë kombëtare” dhe nuk angazhohet në garë armatimesh.

Ndërkohë, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e fundit e kontrollit të armëve me SHBA-në në 2023, dhe tensionet e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë kanë errësuar bisedimet për arsenalin bërthamor.

Traktati për Ndalimin e Plotë të Testeve Bërthamore (CTBT) i vitit 1996, që ndalon shpërthimet bërthamore, nuk është ratifikuar nga SHBA-ja, Kina dhe disa vende të tjera, duke penguar zbatimin e tij të plotë.

Advertisement

Trending

Exit mobile version