Show - Biz

Milani planifikon ta mbajë Ibrahimoviqin

Published

on

Milani është i interesuar që t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit kryesor, Zlatan Ibrahimoviqit.

Megjithatë, raportohet se ende nuk kanë nisur bisedimet mes drejtuesve të klubit italian dhe futbollistit.

Zyrtarët e klubit, Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis, kanë thënë se ata do të dëshironin që Ibra të qëndronte në klub, por bëhet e ditur se suedezi nuk dëshiron të nxitojë për asgjë.

Ibra dëshiron të jetë i sigurt se trupi i tij është akoma në formë të mirë për të luajtur edhe një sezon tjetër në elitën e futbollit italian dhe në garat evropiane.

Advertisement

Kontrata aktuale i skadon në verën e këtij viti.

Këtë sezon me Milanin, 39-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 17 ndeshje të luajtura.

Deri më tani, Ibra ka shënuar gol për skuadrën italiane çdo 78 minuta këtë edicion (2020/2021).

Advertisement

Trending

Exit mobile version