Bota

Mungojnë vaksinat, mbyllen qendrat e vaksinimit në Los Angeles

Published

on

Kalifornia, tashmë shteti amerikan me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, po detyrohet të mbyllë përkohësisht pesë qendra vaksinimi për mungesë të dozave të mjaftueshme të vaksinave.

“Ne po i vaksinojmë njerëzit më shpejt sesa po mbërrijnë dozat”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Eric Garcetti, duke shprehur shqetësimin e tij mbi furnizimet e pabarabarta, të paparashikueshme dhe shumë shpesh të padrejta.

Sipas tij, Los Angeles ka marrë vetëm 16 000 doza të vaksinës këtë javë, ndërsa një mesatare prej pak më shumë se 13 000 administrohen atje çdo ditë.

Si rezultat i këtyre vështirësive, vaksinat për injeksionet e para duhet të shterojnë shpejt dhe komuna do të duhet të mbyllë përkohësisht pesë vende për disa ditë.

Advertisement

Këto vende, përfshirë stadiumin legjendar të bejsbollit “Dodgers”, një nga qendrat më të mëdha të vaksinimit në SHBA, nuk duhet të jenë në gjendje të rihapen deri të martën ose të mërkurën.

Trending

Exit mobile version