Bota

Ndahet nga jeta Emilio Fede, nje nga gazetarët ikonë të televizionit italian

Published

on

Emilio Fede, një nga figurat më të njohura të gazetarisë dhe televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën “Corriere della Sera”.

Fede ndërroi jetë ditën e martë, pas një përkeqësimi të ndjeshëm të gjendjes shëndetësore. Ai ishte i shtruar prej kohësh në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos.

Emilio Fede nisi karrierën e tij si gazetar lufte në RAI në vitet ’60 dhe më pas u bë drejtor i edicionit informativ TG1. Në vitet ’90, iu bashkua grupit mediatik të Silvio Berlusconit, Fininvest, ku për 20 vite drejtoi TG4. Me stilin e tij emocional dhe editorialet e forta, ai u bë një figurë e diskutuar, por shumë e ndjekur në ekran.

Gjatë viteve të fundit, ai u përball edhe me humbjen e bashkëshortes së tij, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e Forza Italia humbje që Fede e quajti “dhimbja më e madhe” e jetës së tij.

Advertisement

Trending

Exit mobile version