Kosova

Ndërron jetë gazetari Bedri Sadiku

Published

on

Sot, në moshën 64-vjeçare, ka vdekur gazetari Bedri Sadiku, ka njoftuar familja e tij.

Sadiku për disa vjet punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë gjatë viteve ‘80, e më pas në Shkup dhe Tiranë. Punoi edhe për media të tjera.

Ai u lind në Preshevë, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Filologjik në Shkup, kurse studimet master në Zagreb.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë, në orën 15:00.

Advertisement

Trending

Exit mobile version