Albania

PD hap sot fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, nga pjesëmarrja e Chris Lacivita te planimetria si do vendosen mbështetësit nga 12 qarqet

Published

on

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga çelja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, e cila fillon në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur mbështetësit demokratë.

Do të kemi një fushatë “alla-Donald Trump”, pasi demokratët presin të ndjekin modelin e Presidentit Donald Trump në fushatën e tij presidenciale.

Në podium nuk do të jetë vetëm kryedemokrati Sali Berisha, por do të jetë dhe një skenografi tërësisht me të rinj, të cilët do të jenë dekori i Berishës në podium, ku do të mbajë dhe fjalën.

Surpriza e kryedemokratit në këtë miting, do të jetë strategu i tij,  Chris LaCivita, i cili tashmë e ka dhënë mesazhin në rrjetet sociale, ku ka postuar videon e një bufi që gllabëron një mi, duke “thumbuar” kryeministrin Rama.

Advertisement

Pritet për t’u parë cili do të jetë mesazhi i LaCivita përpara demokratëve, të cilët do të ulen përreth sheshit “Nënë Tereza”, ku janë gati 6 mijë karrige, ndërkohë ky event pritet që t’i paraprihet një eventi të të rinjve, që do të vendosin disa pamje në shesh.

Ditën e nesërme pritet që Berisha të paraqesë dhe programin qeverisës nëse do të rikthehet në pushtet.

Advertisement

Trending

Exit mobile version