Albania

Rama vetëshpallet ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Published

on

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka marr edhe rolin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës.

Derisa presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi emërimin e Gent Cakaj si ministër, drejtimin e këtij dikasteri do ta marrë vetë Rama.

Ai shkruan se këtë çështje do e çojë në Gjykatën Kushtetuese, por deri atëherë ai do të marrë edhe rolin e ministrit.

“Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.

Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.

Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama në Facebook.

Trending

Exit mobile version