Kosova

Rita Ora publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e MTV EMA 2022 të cilën e bashkë-prezantoi me burrin e saj

Published

on

Të dielën u mbajt ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.

Mbrëmja ishte një sukses jashtëzakonisht i madh veçanërisht për shqiptarët, pasi ishin të shumtë pjesëmarrësit këtë vit.

Ava Max dhe Bebe Rexha performuan në mbrëmje hitet e tyre të fundit, ndërsa Rexha fitoi edhe çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guettan.

Advertisement

Bebe Rexha dhe David Guetta në MTV EMA 2022 (Foto: John Phillips/Getty Images)

Ndërkohë, shqiptarja Rita Ora ishte nikoqire e mbrëmjes me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi nga momentet më pikante të mbrëmjes së madhe të MTV EMA 2022.

Advertisement

Mes të tjerash, në një prej fotografive çifti Ora dhe Waititi shfaqen përkrah artistes së famshme botërore, Taylor Swift, e cila ishte këngëtarja më e shpërblyer e mbrëmjes.

Foto: Rita Ora/Instagram

Advertisement

Rita gjithashtu ka ndarë me ndjekësit edhe një imazh të realizuar në prapaskenë me këngëtaren tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.

Foto: Rita Ora/Instagram

Advertisement

“Unë dhe shokët e mi”, shkroi 31-vjeçarja në fotografitë e publikuara së fundmi. 

Advertisement

Trending

Exit mobile version