Maqedonia
Shefi i Ushtrisë amerikane për Evropë viziton Maqedoninë
Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot do të qëndrojë komandanti i Forcave të SHBA-së për Evropë, gjeneral Christopher Cavoli.
Gjenarali Kavoli në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtatmadhorinë e ARM-së, do të ketë takime me ministren e Mbrojtjes dhe me shefin e SHM së ARM-së gjeneralmajorin Vasko Gjurçinovskin.
Temë e bisedimeve, siç kumtuan nga Zyra për marrëdhënie me opinionin në SHM të ARM-së, do të jenë bashkëpunimi i ndërsjellë dhe pjesëmarrja në aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të ARM-së dhe komandës së forcave të SHBA-së në Evropë.
Gjenerali Cavoli do të informohet edhe për procesin e transformimit të ARM-së, si dhe me pjesëmarrjen e forcave të SHBA-së për Evropë në vitet e ardhshme.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login