Sports

Shkëndija dorëzohet në shtesë, mjaftohet me Ligën e Konferencës

Published

on

Shkëndija e Tetovës është dorëzuar në play-off të Ligës së Europës përballë bullgarëve të Ludogorets, ndërkohë që do të marrë pjesë në fazën në grup të Ligës së Konferencës.

Pas suksesit 2-1 në ndeshjen e parë, skuadra tetovarë pësoi dy gola brenda 25 minutave në ndeshjen e kthimit(Kurtulus 9’ dhe Chochev 24’). Por goli i Tamba 64’ vendosi gjithçka në barazpeshë përsa i përket kualifikimit dhe skuadrat iu drejtuan shtesës aty ku skuadra bullgare shënoi dhe dy herë të tjera(Takpetey 98’ dhe Bille 120’+2) për një fitore 4-1.

Megjithatë, Shkëndija mund të gëzojë fazën e grupit në Ligën e Konferencës ndërsa të premten do të mësojë dhe emrat e kundërshtarëve.

Advertisement

Trending

Exit mobile version