Show - Biz
Suarez do të largohet nga Atletico
Atletico Madridi ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën sulmuesit Luis Suarezi. Uruguaiani ka kontratë me Atleticon deri në fund të sezonit kur edhe do të mbetet lojtar i lirë.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur lojtarit se mund të negociojë me skuadrat e tjera pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri.
Thuhet se Suarez tashmë ka nisur negociatat me Aston Villan. Është trajneri Steven Gerrard që thuhet se e dëshiron uruguaianin në skuadër.