Albania
Trazohet deti në Shqipëri, anulohen linjat e trageteve
Moti i përkeqësuar në Shqipëri ka sjellë dhe paralizimin e lundrimit në det të trageteve.
Deti me fuqi deri në 9 ballë në det të hapur, dallgët me lartësi 5 metra, si dhe shpejtësia e erës 15-20 m/s rrezikojnë mjetet lundruese që të dalin në det.
Fuqia e erës pritet të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim, për këtë arsye kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur që trageti i linjës Vlorë Brindisi të mos niset sot drejt Italisë.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login