Bota

Trump: Çfarëdo sulmi të Iranit do t’i përgjigjemi njëmijëfish më fuqishëm

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se çfarëdo sulmi i Iranit do të shkaktonte kundërpërgjigje një mijë herë më të fuqishme pas raportimeve se Irani është duke e planifikuar vrasjen e një diplomati amerikan si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.

“Cilido sulm nga Irani, në çfarëdo forme, kundër Shteteve të Bashkuara do të shkaktojë sulm ndaj Iranit që do të jetë 1.000 herë më i madh në shkallë”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Deklarata e tij erdhi pasi gazeta Politico raportoi rreth dyshimeve për planifikim të vrasjes së Lana Marksit, që është mike e presidentit amerikan dhe ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Afrikën Jugore.

Sipas gazetës Politico, raportet e inteligjencës amerikane thonë se qeveria iraniane është duke e shqyrtuar vrasjen e diplomates Marks. Shkrimi citon një zyrtar të paidentifikuar të qeverisë amerikane.

Advertisement

Ky burim ka thënë se Ambasada e Iranit në Pretoria është e përfshirë në këtë komplot dhe diplomatja është njoftuar për rrezikun që i kanoset, shkruan Free Europe.

Gjenerali i lartë iranian, Qasem Soleimani, u vra përmes një sulmi me dron afër Aeroportit të Bagdadit në Irak. Shtetet e Bashkuara e kishin akuzuar atë më parë për planifikim të shumë sulmeve kundër forcave amerikane.

Advertisement

Trending

Exit mobile version