Bota

Turqia humb interesin për BE?! Hedh sytë nga blloku që drejtohet nga Rusia

Published

on

Turqia ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së, ku në këtë fundit ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 1999.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan beson se mund të jetë një “alternativë e mirë për BE-në”.

“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha ai gjatë një vizite në Kinë, raporton AA.

Ankaraja synon fillimisht të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi.

Advertisement

Kremlini ka përshëndetur interesimin e shtetit turk për tu bërë pjesë e BRICS-it, ku lider kryesor është Rusia.

BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë.

Advertisement

Trending

Exit mobile version