Bota

Uashingtoni: Revolucioni në Iran ka dështuar në mbajtjen e premtimeve

Published

on

 SHBA-ja përkujtoi 40-vjetorin e Revolucionit Islamik në Iran duke kujtuar premtimet e pa mbajtura nga ky regjim, armiku numër një i Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

“Ku u kthye në Iran në vitin 1979, Ajatollah Khomeini i premtoi shumë gjëra iranianëve, si drejtësi, liri dhe mirëqenie. 40 vite më pas, regjimi iranian i ka shkelur të gjitha këto premtime dhe ka prodhuar vetëm 40 vite dështim”, thotë Departamenti amerikan i Shtetit në profilin në “Twitter”.

“Ajatollah Khomeini premtoi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Sot, Irani ka një prej ambienteve më shtypëse për mediet”, shtoi Departamenti i Shtetit duke akuzuar pushtetin iranian se burgos dhjetëra gazetarë çdo vit, kërcënon familjet e tyre dhe bllokon internetin dhe rrjetet sociale.

“Në 1979, ajatollah Khomeini premtoi pasurim material dhe shpirtëror për iranianët. 40 vite më pas, regjimi i korruptuar i Iranit ka shkatërruar ekonominë e vendit, ka dëmtuar trashëgiminë fisnike iraniane dhe krijuar vetëm 40 vite dështime”, thekson ai.

Duke kujtuar se guida e parë supreme iraniane kishte premtuar fundin e padrejtësive të së kaluarës, diplomacia amerikane citon organizatën që mbron të drejtat e Njeriut, “Amnesty International” për të kritikuar zgjerimin e shtypjes duke “eliminuar çdo opozitë paqësore”. 

Advertisement

Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version